Sektori i elektronikës në Kinë shënon rritje në prodhim dhe eksport
2024-06-02 12:29:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Industria e prodhimit të elektronikës në Kinë shënoi një performancë të fortë në katër muajt e parë të vitit, e nxitur nga një rritje e qëndrueshme e prodhimit dhe rikuperimi i kërkesës vendase dhe globale.

Fitimet e kombinuara të kompanive të mëdha në këtë sektor u rritën me 75.8 për qind, në 144.2 miliardë juanë (rreth 20.3 miliardë dollarë amerikanë) në periudhën janar-prill, sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.

Gjatë të njëjtës periudhë, të ardhurat e kombinuara të funksionimit të këtyre firmave ishin 4.67 trilionë juanë, 7.9 për qind më shumë nga një vit më parë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria ia atribuoi rritjen e fortë performancës së shëndoshë si në anën e ofertës, ashtu edhe në atë të kërkesës të sektorit.

Nga janari në prill, prodhimi industrial me vlerë të shtuar i kompanive kryesore të sektorit u rrit me 13.6 për qind nga e njëjta periudhë e një viti më parë, 7.3 pikë përqindje më shumë nga norma e rritjes së prodhimit industrial të vendit.

Sipas të dhënave të Doganave, Kina eksportoi 44.01 milionë njësi laptopë në katër muajt e parë, një rritje me 9.6 për qind nga viti i kaluar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Eksportet e telefonave celularë arritën në 241 milionë njësi, me një rritje prej 4.6 për qind.

Kompanitë e mëdha në këtë sektor u referohen atyre me të ardhura vjetore kryesore të biznesit prej të paktën 20 milionë juanë.  (Irma)