Katër linja hekurudhore me shpejtësi të lartë do të aplikojnë mekanizëm fleksibël të çmimeve
2024-06-02 10:19:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke filluar nga 15 qershori, katër hekurudha me shpejtësi të lartë do të zbatojnë një mekanizëm çmimi të bazuar në treg, njoftoi Qendra e Shërbimit të Klientit të Hekurudhave në Kinë, citon “Xinhua”.

Rregullimet do të bëhen për trenat me një shpejtësi prej 300 km në orë ose më shumë në linjat që lidhin Wuhan dhe Guangzhou, Shangai dhe Hangzhou, Hangzhou dhe Changsha, dhe Hangzhou dhe Ningbo.

Çmimet do të ndryshojnë në bazë të faktorëve të tillë si rajonet, stinët dhe periudhat kohore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Çmimet maksimale të biletave do të rriten me 20 për qind nga tarifat aktuale, ndërsa çmimet më të zbritura do të jenë 34 për qind më të lira se tarifat aktuale. Sipas qendrës, zbatimi i një mekanizmi fleksibël të çmimeve do të ndihmojë në plotësimin e nevojave të ndryshme të pasagjerëve dhe do të përmirësojë cilësinë e përgjithshme të shërbimit të sektorit hekurudhor.

Disa linja hekurudhore me shpejtësi të lartë, duke përfshirë ato që lidhin Pekinin dhe Shangain, kanë zbatuar tashmë një mekanizëm fleksibël të çmimeve të bazuara në treg. Këto linja kanë demonstruar operacione të shkëlqyera tregu, me flukse më të balancuara pasagjerësh, efikasitet më të mirë të transportit dhe përvojë të përmirësuar të udhëtimit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas qendrës, sektori hekurudhor do të vazhdojë të promovojë reformat e orientuara nga tregu në mënyrë të kujdesshme, duke marrë në konsideratë kostot e ndërtimit dhe operimit, ofertën dhe kërkesën në treg dhe nivelin e pranimit të pasagjerëve, për të ofruar një përvojë më të mirë udhëtimi për publikun. (Irma)