Panairi i Kantonit dhe pjesëmarrja e sipërmarrjes shqiptare
2024-04-24 15:03:50

Panairi i Kantonit 2024 (Foto The Canton Fair)

Rreth 28,600 kompani marrin pjesë në panairin e eksportit, i cili mbulon një zonë prej 1.55 milion metrash katrorë. 4,300 prej tyre marrin pjesë për herë të parë, në panairin më të vjetër tregtar të vendit, të nisur në 1957. Ndërkohë, 680 kompani marrin pjesë në panairin e importit. Deri tani, rreth 93,000 blerës nga 215 vende dhe rajone, kanë përfunduar pararregjistrimin. Më shumë se 220 organizata tregtare e industriale janë pjesë e panairit  në Guangzhou. CEO i Grupit Euroasia pjesëmarrës në hapjen e këtij panairi flet për eventin më të madh tregtar global në Radio Ejani. Në studio komenton këtë ngjarje të rëndësishme për ekonominë, gazetari, ekspert i ekonomisë Fatos Çoçoli

CMG: Si një gazetar dhe ekspert i ekonomisë keni trajtuar këtë panair, ndër më të mëdhenjtë në botë sa i përket import-eksporteve. Madje keni qenë i pranishëm dhe në promovimin që iu bë në Tiranë në shtator të vitit të kaluar këtij panairi, si dhe para afro një muaji në promovimin online. Cili është komenti juaj për Panairin e Kantonit, në edicion pranveror të tij?

Fatos Çoçoli: Ka shumë interes për Panairin e Kantonit në mbarë botën dhe këtë e tregojnë edhe shifrat, të cilat janë vërtet impresionuese, kryesisht të blerësve nga jashtë Kinës. Në krahasim me vetë Panairin e Kantonit të një viti më pare, pikërisht të periudhës së pranverës kemi një rritje prej 23.4 për qind të blerësve të huaj. Kjo rritje tregon se interesi në botë, në të gjitha vendet dhe rajonet është shumë i lartë për produktet kineze. Pse ndodh kjo? Sepse janë produkte që kanë tre cilësi kryesore. Së pari, është rritja e cilësisë, që tregon se edhe me një çmim të përballueshëm këto produkte janë të cilësisë së lartë. Kjo thuhet me bindje sidomos vitet e fundit.

Së dyti, ka çmime shumë konkurruese, pra të përballueshme për të gjitha kategoritë apo çdo shtresë të popullsisë në çdo anë të botës.

Së treti, ka gjithnjë e më shumë produkte që zotërojnë inteligjencën artificiale, pra produkte inteligjente.

Është mbyllur faza e pare e këtij sezoni dhe sot është hapja e fazes së dytë të tij. Deri tani janë mbi 90 mijë produkte inteligjente që janë tregtuar, pra blerë ose shitur në këtë panair.

CMG: Mendoni se kjo është një nga risitë e këtij edicioni të panairit? Ndonëse edhe në edicionet parardhëse të tij prodhimet e zgjuara kanë qenë gjithmonë prezente.

Fatos Çoçoli: Sigurisht që ka patur, por jo të këtij niveli. Në fund të panairit do të publikohen shifrat zyrtare të kontratave të lidhura dhe produkteve të shitura, që pritet të jenë mbi dyfishin e produkteve të këtij edicioni të panairit. Në këtë kuptim edhe biznesi shqiptar është shumë i interesuar.

CMG: Meqë jemi te biznesi, ke ndonjë informacion për pjesmarrje shqiptare në këtë edicion të Panairit të Kantonit?

Fatos Çoçoli: Ka pjesëmarrje dhe veçanta e kësaj pjesëmarrje është se po mendohet që të jetë  e organizuar, sepse deri tani ka qenë sporadike, ndër to një kompani e prodhimit të verërave, pjesë e Grupit Euroasia, që ishte një sukses vitin e kaluar. Gjithashtu është birra shqiptare “Stela”, e cila ka qenë pjesëmarrëse në edicionet e kaluara të Panairit të Kantonit, mjalti “Morava”, po ashtu pjesë e tregut kinez.

E veçanta për këtë vit është se sipërmarrja shqiptare në këtë Panair do të ketë një përfaqësi dhe me sa di edhe vetë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, sipas kryetarit të saj Nikolin Jaka, po mendon për një aktivitet të saj në edicionet e ardhshme të Panairit të Kantonit.

Të gjitha këto tregojnë interesimin e bizneseve shq  iptare për pjesëmarrje në këtë panair dhe dhomat e tregtisë, apo Grupi Euroasia janë të interesuar për të patur një përfaqësi në Panairin e Kantonit.

Drejtori ekzekutiv i Grupit Euroasia Ilirjan Koxhjoni flet ekskluzivisht për Radio Ejani lidhur me këtë edicion të Panairit të Kantonit

CEO i Euroasia Group  Ilirjan Koxhioni (Foto CMG)

Promovimi i Panairit të Kantonit në shtator 2023 në Tiranë (Foto Euroasia Group)

Ilirjan Koxhjoni: Panairi i Kantonit, i cili është konsideruar gjithmonë si një barometer për tregtinë e jashtme të Kinës edhe këtë here në edicionin e tij të 135-të, që është duke u zhvilluar në qytetin e Guangzhou-t po tregon prirje të reja zhvillimi.

Së pari, në lidhje me ofertën, numri i kompanive inovative është rritur ndjeshëm dhe janë mbi 5500 kompani të cilësisë së lartë që kanë fituar tituj të ndryshëm, deri në nivel të lartë kombëtar. Kompanitë e teknologjisë së lartë kanë pësuar një rritje prej 20 për qind, në krahasim me edicionin e kaluar të panairit.

Së dyti, në lidhje me kërkesën, deri tani më shumë se 108 mijë blerës të huaj në 212 vende dhe rajone të ndryshme të botës morën pjesë në këtë edicion. Kjo shifër përbën një rritje të pjesëmarrjes në 23 për qind më shumë se në edicionin e kaluar.

Prania gjithnjë e në rritje e blerësve të huaj tregon mundësi zhvillimi të konsiderueshme në tregun kinez ashtu sikurse dhe një rritje të besueshmërisë globale në ekonominë kineze. Kina ka kategoritë më gjithëpërfshirëse të industrive prodhuese në nivel global dhe Panairi i Kantonit shërben si një platformë gjithëpërfshirëse për prezantimin e prodhimti kinez.

Panairi i Kantonit ka standarde strikte kualifikuese për ekspozuesit.

Së treti, panairi  ka një informacion të bollshëm industrial me vlerë të lartë për pjesëmarrësit në të.

Së katërti, rezultatet financiare janë shumë të mira. Që nga dita e krijimit Panairi i Kantonit ka akumuluar nga transaksionet e eksportit afërsisht 1.5 trilion dollarë.

CMG: Zoti Koxhjoni, duke qenë vetë një nga pjesëmarrësit e Panairit të Kantonit ka arritur të shohë nga afër ofertat e tij. Ana pozitive e këtij edicioni, ashtu si dhe ata parardhës, janë mundësitë për kontakte, shkëmbime midis bizneseve globale. Ndërkohë në tetor të këtij viti do të zhvillohet edicioni i vjeshtës i Panairit të Kantonit.

Fatos Çoçoli: Jam i bindur se  në edicionin e tetorit do të ketë një pjesëmarrje më përfaqësuese të bizneseve shqiptare në këtë Panair. Në 15 shtator të vitit të kaluar në Shqipëri u zhvillua për here të pare promovimi i këtij panairi. Kjo tregon një ndërgjegjësim të bizneseve tona sa i përket njohjes së Panairit të Kantonit, qoftë për kontratat dhe transaksionet që mund të bëhen online, apo me prani fizike. Kjo vlen shumë për sipërmarrjen shqiptare dhe besoj se do të kemi më shumë biznese tonat në edicionin e 136-të të këtij panairi.

CMG: Panairi i Kantonit është promovuar në Shqipëri vjet në shtator, por dhe sivjet para këtij edicioni, në formatin online. Tashmë bizneset shqiptare duke u njohur konkretisht me këtë panair, seriozitetin e organizimit të tij, kanë vendosur të organizohen dhe të jenë pjesë e edicioneve të tij.

Fatos Çoçoli: Pavarësisht zhvillimit të madh të teknologjisë së informacionit, kontakti njerëzor të jep më shumë besim. Kam qenë pjesëmarrës në të dy promovimet e këtij panairi në Shqipëri dhe ndjehej interesimi i kompanive tona, pavarësisht largësisë gjeografike që kemi, apo ndrojtjes për shkak të kostos së lartë për pjesëmarrje. Por kur shohin gatishmërinë për bashkëpunim dhe mirëdashjen e partnerëve kinezë kuptohet që dhe bizneset tona besojnë më shumë. Aktivitete promovuese duhen bërë nga bizneset apo Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, pa pritur tetorin, që ato të provojnë eksperiencën e tregut kinez, pavarësisht kostos.

CMG: Do të ishte me rëndësi për kompanitë shqiptare të çonin produktet e tyre në tregun kinez, që është tregu më i madh në botë. Mund të jenë dhe produkte ushqimore, siç ka ndodhur deri tani me vajin e ullirit, mjaltin, verën etj.

Fatos Çoçoli: Populli ynë thotë “Gur, gur bëhet mur”, prandaj një fillim i mbarë është gjysma e punës. Vërtet largësia gjeografike me Kinën është e madhe, kostot e transportit janë të konsiderueshme, por ja vlen sepse produktet kineze janë gjithnjë e më cilësore, duke ruajtur avantazhin e çmimit të përballueshëm dhe konkurrues. Nga ana tjetër, me mallra ushqimore “Made in Albania” ne kemi arritur në tregun kinez dhe nuk jemi të panjohur për të, por ky treg kërkon gjithnjë e më shumë prodhime. Për cilësinë që ofrojnë produktet tona jam i bindur që ka hapësira të pamata në tregun kinez.

Intervistoi Eda Merepeza 

CMG: Në edicionet e këtij panairi ndër vite ka patur prani shqiptare, me synim vendosjen e kontakteve me kompanitë kineze dhe të tjera pjesëmarëse në këtë Panair. Ndjekim një opinion të CEO-s së Grupit Euroasia, Ilirjan Koxhioni i cili ka qenë në këtë edicion

Ilirjan Koxhioni:

CMG: Një nga karakteristikat e këtij edicioni sipas ekspertëve dhe mediave është digjitalizimi.

Numri i kompanive dhe prodhimeve inovative që paraqesin qëndrueshmëri dhe IP të pavarur, do të jetë shumë më i madh se në edicionin e fundit. Rreth 3,600 kompanie pritet të ekspozojnë kapacitetin e tyre në frontet dixhitale, nga makinat e udhëzuara automatike deri në makinat e përkthimit të motorizuar nga AI. Gjithashtu do të funksionojë edhe platforma online e panairit.