Vihet në funksionim sateliti i parë i Kinës për matjen e reshjeve
2024-05-02 11:57:33

Foto nga CMG

Sateliti i parë i Kinës për matjen e reshjeve në orbitë të ulët, “Fengyun-3G” (FY-3G), filloi zyrtarisht funksionimin, sipas Administratës Meteorologjike të Kinës.

FY-3G përdoret kryesisht në kërkimet e klimatologjisë së reshjeve dhe mbikëqyrjen sistematike të reshjeve të motit katastrofik. Sateliti mund të ofrojë informacion për strukturën trepërmasore të reshjeve në rajonet me gjerësi gjeografike të mesme dhe të vogël.

Lëshimi i suksesshëm i këtij sateliti e bën Kinën vendin e vetëm në botë që ka vënë në funksionim njëkohësisht katër satelitë meteorologjikë civilë në orbitën pranë Tokës, duke mbuluar mëngjesin, mesditën, pasditen dhe rrugët orbitale të prirura. (Çang Çuo)