Besimi i investitorëve të huaj te Kina rritet në tremujorin e parë
2024-05-02 12:01:01

Foto nga VCG

Një sondazh i fundit nga Këshilli për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare i Kinës (CCPIT) tregoi një rritje të besimit të ndërmarrjeve me investime të huaja që operojnë në Kinë gjatë tremujorit të parë.

Më shumë se 70 për qind e pjesëmarrësve u shprehën pozitivë lidhur me perspektivat e zhvillimit të tregut kinez gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, duke shënuar rritje të dukshme prej rreth 3.8 pikë përqindjeje krahasuar me sondazhin e mëparshëm.

Për më tepër, mbi gjysma e kompanive të anketuara e shohin tregun kinez më tërheqës, një rritje prej rreth 2.9 pikë përqindjeje nga periudha e mëparshme.

Nga ana operacionale, shumica e të anketuarve parashikojnë shtim të përfitimeve nga investimet e tyre në Kinë gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, me firmat evropiane që përbëjnë gati 60 për qind të kësaj perspektive optimiste.

Përqindja e ndërmarrjeve të anketuara që planifikojnë të shtojnë investimet e tyre në Kinë këtë vit u rrit me 2.1 pikë përqindjeje, ku në krye renditen subjektet e Amerikës së Veriut, 4.5 pikë përqindjeje më shumë se kompanitë e përgjithshme pjesëmarrëse në sondazh.

"Forca tërheqëse e tregut kinez për investimet e huaja mbetet e madhe," vuri në dukje zëdhënësi i CCPIT-it Zhao Ping. Mjedisi i favorshëm i investimeve i Kinës, së bashku me përkushtimin e saj të palëkundur ndaj angazhimit global, forcon besimin e investitorëve të huaj në perspektivat e vendit, shtoi Zhao. (Çang Çuo)