Sektori i logjistikës në Kinë regjistron rritje në tremujorin e parë
2024-05-03 10:27:50

Foto nga VCG

 

Sektori i logjistikës në Kinë shënoi rritje në tremujorin e parë të vitit, sipas një raporti të industrisë.

Nga janari në mars, logjistika sociale u rrit me 5.9 për qind në baza vjetore, me çmime të krahasueshme në 88 trilionë juanë (rreth 12.4 trilionë dollarë amerikanë), sipas Federatës Kineze të Logjistikës dhe Blerjeve, citon “Xinhua”.

Norma e rritjes ishte 2 pikë përqindje më e lartë se ajo në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas federatës, e cila shtoi se sektori i logjistikës po rritet.

Në tremujorin e parë, të ardhurat e sektorit arritën në 3.1 trilionë juanë, 4.5 për qind më shumë se një vit më parë. (Elona)