Dy kontinente të lidhura me fatin e përbashkët
2024-05-04 15:55:29

Nga 5 deri më 10 maj, kryetari i shtetit kinez Xi Jinping është ftuar për një vizitë shtetërore në Francë, Serbi dhe Hungari. Kjo është hera e parë në pesë vitet e fundit, që Xi Jinping viziton Evropën. Në situatën aktuale serioze dhe komplekse ndërkombëtare, si "dy forcat kryesore", "dy tregjet kryesore" dhe "dy qytetërimet kryesore" në dy skajet e kontinentit euroaziatik, marrëdhëniet Kinë-BE kanë rëndësi strategjike e ndikim global, duke qenë të lidhura me paqen, stabilitetin dhe prosperitetin botëror.

Ky vit përkon me 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Francës dhe 75-vjetorin atyre mes Kinës dhe Hungarisë. Vizitat shtetërore të presidenti Xi Jinping në tre vendet evropiane do të injektojnë një shtysë të fortë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Kinës dhe këtyre vendeve, por edhe për partneritetin gjithëpërfshirës strategjik Kinë-BE. Këto vizita gjithashtu do të reflektojnë më shumë stabilitet dhe energji pozitive në një botë të ndërthurur me kaos, duke dhënë kontribute të reja më të mëdha në ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin. (Xu Guang)