Prirje të ndryshme turistike në ditën e parë të festës së ‘Ditës së Punës’ në Kinë
2024-05-03 11:14:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sektori i turizmi në Kinë shënoi aktivitet vibrant në ditën e parë të festës pesëditore të Ditës së Punës, me tendenca të larmishme në udhëtime e turizëm.

 

Së pari, qytetet më pak të njohura të nivelit të tretë dhe të katërt, patën një rritje më të dukshme të popullaritetit, në krahasim me qytetet e nivelit të parë ose të dytë. Sipas platformës turistike Ctrip, destinacion si Tianshui, Lishui dhe Jinhua dëshmuan një rritje prej 40% nga viti i kaluar në rezervimet e udhëtimeve. Ndërkohë, rajonet në nivel qarku përjetuan një rritje prej 64% në rezervimet e hoteleve dhe një rritje prej 200% në rezervimet e biletave.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 

Elementet kulturorë dhe natyrorë tërhoqën më shumë njerëzit. Muzeumet, parqet tematike dhe pikët e njohura turistike shënuan rritje të madhe, përkatësisht me 31%, 10% dhe 50% se një vit më parë. Krahas këtyre, sipas Wutong Big Data të kompanisë China Mobile, pati edhe një prirje të dukshme për turizëm në zonat rurale, që shënoi 15% rritje.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për udhëtim jashtë vendit, rezervimet e fluturimeve ndërkombëtare shënuan nivelin rekord në ditën e parë të pushimeve. Destinacionet që ofrojnë lehtësim vizash për kinezët, shënuan rritje me 30% më shumë se në 2019. Gjatë kësaj periudhe turistike, parashikohet që turistët kinezë të vizitojnë një mijë qytete të botës.