Tregtia e shërbimeve në Kinë raporton rritje të shpejtë
2024-05-02 10:19:52

Foto nga VCG

Tregtia e shërbimeve në Kinë ruajti një vrull të shëndoshë rritjeje në tremujorin e parë të këtij viti, me shërbimet që lidhen me udhëtimet që regjistruan një rritje të shpejtë, treguan të dhënat zyrtare, cituar nga “Xinhua”.

Sipas Ministrisë së Tregtisë, tregtia e shërbimeve të vendit arriti në rreth 1.82 trilion juanë (rreth 256 miliardë dollarë amerikanë) në tre muajt e parë, me një rritje prej 14.7 për qind në baza vjetore.

Eksportet e shërbimeve arritën në 744.2 miliardë juanë në periudhën janar-mars, duke u rritur me 9.4 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Importet e shërbimeve u rritën me 18.7 për qind në baza vjetore në mbi 1.07 trilion juanë, duke rezultuar në një deficit prej 328.34 miliardë juanë.

Shërbimet e udhëtimit patën një performancë të shkëlqyer në tremujorin e parë, duke u bërë një shtyllë kryesore e tregtisë së shërbimeve të Kinës.

Importet dhe eksportet e shërbimeve të udhëtimit arritën në 480.08 miliardë juanë në tremujorin e parë, një rritje e ndjeshme prej 42.2 për qind në baza vjetore. (Irma)