Kina kundërshton SHBA për ftesën ndaj Tajvanin si Vëzhgues në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë
2024-05-02 23:09:40

Foto nga VCG

Kina është shumë e pakënaqur dhe kundërshton ashpër ftesën e SHBA për të ftuar Tajvanin e Kinës të marrë pjesë si Vëzhgues në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë (WHA) të këtij viti, tha të enjten një Zëdhënës i i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.

Zëdhënësi komentoi në përgjigje të deklaratës së fundit të dhënë nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antoni Blinken, në të cilën ai tha se Shtetet e Bashkuara inkurojnë me forcë Organizatën  Botërore të Shëndetësisë (WHO) të ftojë Tajvanin për të ndjekur WHA si Vëzhgues.

Duke përsëritur se çështja e Tajvanit është në thelb të interesave kryesore të Kinës dhe nuk duhet shkelur vija e parë e kuqe në marrëdhëniet Kinë-SHBA, Zëdhënësi u kërkoi Shteteve të Bashkuara t’i japin fund përdorimit të WHA për nxitjen e çështjeve që lidhen me Tajvanin, si edhe të përmbahen nga dërgimi i sinjaleve të gabuara për forcat e "pavarësisë së Tajvanit". (Çang Çuo)