Programi i CMG-së “Citimet e parapëlqyera letrare të Xi Jinpingut” transmetohet në Francë
2024-05-03 19:42:02

Sipas njoftimit të gazetës “European Times”, me rastin e vizitës shtetërore të Presidentit të Kinës, Xi Jinping në Francë, programi  “Citimet e parapëlqyera letrare të Xi Jinpingut” i prodhuar nga CMG, u transmetua më 2 maj në mediat kryesore franceze si "Daily Motion" etj.

Programi “Citimet e parapëlqyera letrare të Xi Jinpingut” fokusohet në tema të tilla si zhvillimi i gjelbër, qytetërimi ekologjik, sundimi i ligjit, prosperiteti i përbashkët, mbrojtja e trashëgimisë kulturore etj. Ky program përzgjedh me kujdes citime nga fjalimet, artikujt e bisedat e rëndësishme të Presidentit Xi Jinping. Citimet klasike demonstrojnë gjallërisht urtësinë e jashtëzakonshme politike dhe trashëgiminë e thellë historike dhe kulturore të Presidentit Xi Jinping, si dhe tregojnë  vlerën globale të epokës së re nga kultura tradicionale kineze. Programi tregon kulturën kineze, aludimet dhe mençurinë kineze nga një perspektivë ndërkombëtare, duke hapur një dritare për popullin francez, për të kuptuar mendimet e qeverisjes së Presidentit Xi, duke i treguar botës origjinën kulturore dhe mençurinë e thellë të modernizimit të stilit kinez.

Mësohet se ,“Citimet e parapëlqyera letrare të Xi Jinpingut”  do të transmetohet vazhdimisht në “DailyMotion”, "Entreprendre"etj. Gjithashtu programi do të transmetohet në afro 100 media kryesore në Evropë dhe në mbarë botën.