Izraeli intensifikon sulmet në gjithë Gazën
2024-04-24 17:14:46

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Sulmet izraelite u intensifikuan në të gjithë Gazën të martën në disa nga goditjet më të fuqishme prej javësh, sipas banorëve. Ndërkohë ushtria urdhëroi evakuime të reja në veri të enklavës, duke paralajmëruar civilët se ndodheshin në një "zonë të rrezikshme luftarake". 

Sulmet nga ajri dhe ato tokësore me tanke, u njoftuan gjithashtu në zonat qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës. Banorët thanë se bombardimet vazhduan për pothuajse 24 orë pa ndërprerje.