Maqedonia e Veriut në heshtje zgjedhore, 1.8 mln votues zgjedhin të mërkurën presidentin e ri
2024-04-24 16:08:48

Maqedonia e Veriut në heshtje zgjedhore (Foto panorama.al)

Maqedonia e Veriut në heshtje zgjedhore (Foto panorama.al)

Maqedonia e Veriut ka hyrë në heshtje zgjedhore. Të mërkurën mbi 1.8 milionë qytetarë do të votojnë për 7 kandidatët që garojnë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Mes tyre 2 janë shqiptarë.

Në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruar 1.7 milionë zgjedhës, ndërsa jashtë vendit apo zyrat konsullore mund të votojnë 2569 zgjedhës.

Zgjedhjet e 24 prillit do të vëzhgohen nga mbi 940 vëzhgues dhe gazetarë të huaj.