RTSH në Spotify
2024-04-24 16:39:47

RTSH në Spotify (Foto ATSH)

Radiotelevizioni Shqiptar do të ketë shumë shpejt edhe një kanal në Spotify, platformë dixhitale e transmetimit audio.  Lajmin e dha Drejtori i Programeve në Radio Tirana, Bojken Lako. "Prodhimet audio të Radio Tiranës të Radiotelevizionit Shqiptar duhet të jenë përfaqësuara dhe të aksesueshme për publikun në platformat dixhitale" tha Lako.

Në kanal, njerëzit do të kenë mundësi të kërkojnë dhe të dëgjojnë në audio çdo material prodhim të RTSH-së ndër vite. Lako bëri me dije se në mes të kësaj jave do të fillojë edhe hedhja e materialeve të para.

“Momentalisht kemi uploduar aktualisht rreth 250-300 performanca live të këngëtarëve të rinj" tha ai. (Fatosi)