71.537 fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare për Mbështetje në Bujqësi
2024-04-24 15:37:31

Skema mbështetëse në bujqësi (Foto ATSH)

Në përfundim të kohës së aplikimeve për të përfituar nga skema Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2024  numri i fermerëve qe kanë aplikuar eshte 71.537, njofton RTSH.  Tashmë, ka nisur procesi i vlerësimit administrativ të aplikimeve.

Për vitin 2024 Skema Kombëtare kishte  8 masa mbështetëse me një vlerë prej 3.4 miliardë lekësh. Pritoritet këtë vit kane fermerët  që u  bashkuan në një grupim,  por secili prej tyre do të marrë në llogari të veçantë financimin maksimal.

Nafta sërish edhe këtë vit ishte pjese e skemës, por me të vetmin ndryshim që rimbursimi kalonin direkt në llogari bankare.  Gjithashtu këtë vit për herë të parë pjesë e skemës ishte edhe sektori i bimëve aromatike dhe mjekësore .

Sektori i bujqësisë kontribuon rreth 19 % të Prodhimit të Përgjithshëm të Brendshëm të Shqipërisë.(Fatosi)