Maqedoni e Veriut, mbahen zgjedhjet për president
2024-04-24 21:18:03

Në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet presidenciale. Këto janë zgjedhjet e shtata pas pavarësisë së vendit. Shtatë kandidatë janë në garë, prej tyre dy shqiptarë. Mbi 1 milion e 800 mijë votues janë të regjistruar dhe gara quhet e vlefshme nëse 40 përqind e elektoratit del për të votuar.

Foto:VCG

Foto:VCG

Zakonisht, në raundin e parë nuk pritet të ketë fitues, por dy garuesit me më tepër vota kalojnë në balotazhin e 8 majit, kur mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.

Në garë janë Stevo Pendarovski i LSDM-së, i cili garon për një mandat të dytë, Gordana Siljanovska Davkova e VMRO-DPMNE-së, Bujar Osmani i koalicionit Fronti Evropian i drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Arben Taravari i koalicionit VLEN, Maksim Dimitrievski i partisë “Znam”, Stevçe Jakimovski i Opsionit Qytetar për Maqedoninë dhe Biljana Vankovska e partisë “E Majta”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bëri të ditur se që nga ora shtatë e mëngjesit janë hapur të gjitha 3840 qendrat e votimit. Deri në orën 11 të paradites kanë votuar 12,78% e votuesve, në shkallë vendi.

Foto:VCG

Foto:VCG

Presidenti në Maqedoninë e Veriut ka një mandat prej pesë vjetësh dhe zgjidhet me votë.