Qiaoxi; Lagjia e vjetër me kulturë të gjallë në Hangzhou të Kinës Lindore
2024-04-24 09:29:29

foto: CMG

foto: CMG

Më 23 prill, aktiviteti "Udhëtimi në një Kinë Kulturore" u fut në fazën e Zhejiangut, një provincë në Kinën Lindore. 

Po atë ditë pasdite, pjesëmarrësit në aktivitet bënë vizitë në lagjen kulturore Qiaoxi të kryeqendrës së provincës, Hangzhou.

foto: VCG

foto: VCG

Lagjia kulturore Qiaoxi u hap për publikun në vitin 2010, si një zonë historike e kulturore. Në vitin 2014, ajo u listua si Trashëgimi Botërore Kulturore. Pas mbrojtjeve dhe rregullimeve disa vjeçare, janë ruajtur mirë në stilin e lashtë, banesat civile përgjatë lumit, si dhe një numër i madh fabrikash industriale.

foto: CMG

foto: CMG

Këtu, tani po jetojnë 321 familje origjinale si edhe 133 biznese të ndryshme tradicionale dhe moderne, duke u formuar një kompleks kulturor e historik, ku janë integruar tregtia, kultura dhe turizmi, duke u shndërruar në një lagje kulturore me elemente të prodhimit industrial, banimit civil dhe transportit lumor.

foto: CMG

foto: CMG

Në lagjen historike kulturore Qiaoxi gjenden edhe 4 muze të mëdhenj, si Muzeu i Shpatës dhe Gërshërëve të Kinës, Muzeu i Ombrellave të Kinës, Muzeu i Freskuesve Dore të Kinës dhe Muzeu i Arteve dhe Artizanatit të Kinës, duke formuar një zonë të rrallë muzesh brenda qytetit që njihet si "muze pa mur".(Jiang Lei)