Fjalimi i presidentit kinez Xi Jinping në aeroportin Orly të Parisit
2024-05-05 22:41:51

Pasi mbërriti në aeroportin Orly të Parisit, presidenti kinez Xi Jinping mbajti një fjalim të rastit. Në vijim është teksti i fjalimit të plotë.

Foto: VCG

Foto: VCG

Me ftesë të presidentit Makron, gëzohem shumë të nis vizitën time të tretë shtetërore në Republikën e Francës. Në pranverat e vitit 2014 dhe 2019, kam qenë dy herë në Francë, për të kremtuar së bashku me popullin francez, 50 dhe 55 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Francë. Në jubileun e 60-të të këtyre marrëdhënieve, ndihem shumë dashamirës që prek përsëri tokën e Francës së bukur. Në emrin e qeverisë dhe popullit kinez, dua të shfrytëzoj këtë rast,  t’iu shpreh qeverisë dhe popullit francez përshëndetje dhe urime më të mira.

Si përfaqësuese të rëndësishme të qytetërimeve lindore dhe perëndimore, Kina dhe Franca kanë nisur prej një kohe të gjatë shkëmbimet. Mendimtarët francezë të Kohës së Iluminizmit kishin filluar të studionin kulturën kineze. Ndërsa, Voltaire, Denis Diderot, Viktor Hugo, Honoré de Balzac janë emra të njohur për popullin kinez. 60 vjet më parë, Kina dhe Franca, duke thyer barrierën e Luftës së Ftohtë, vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh. Në gjashtë dekada të kaluara, këto marrëdhënie gjithmonë kanë qenë në pararojë të marrëdhënieve të Kinës me vendet Perëndimore, duke vendosur një shembull të bashkësisë ndërkombëtare për bashkekzistencën paqësore dhe bashkëpunim me leverdi të  ndërsjellë midis vendeve me sisteme të ndryshme shoqërore.

Vitet e fundit, marrëdhëniet kino-franceze kanë ruajtur një zhvillim të nivelit të lartë dhe bashkëpunim në aviacion, hapësirë kozmike, energji bërthamore, bujqësi, ushqim, energjinë e gjelbër si  dhe në  fusha të tjera, duke shënuar rezultate të reja. Të dy vendet kanë koordinuar dhe bashkëpunuar ngushtë në adresimin e ndryshimeve klimatike, mbrojtjen e biodiversitetit dhe përmirësimin e qeverisjes globale. Aktivitete të ndryshme të Vitit të Kulturës dhe Turizmit Kinë-Francë janë në zhvillim. Zhvillimi i marrëdhënieve kino-franceze jo vetëm që ka sjellë përfitime për njerëzit e të dy vendeve, por ka injektuar stabilitet dhe energji pozitive në botën e trazuar.

Gjatë vizitës do të kem një shkëmbim të thelluar pikëpamjesh me Presidentin Makron për zhvillimin e marrëdhënieve kino-franceze dhe Kinë-BE në situatën e re, si dhe për çështjet aktuale të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale. Shpresoj që përmes kësaj vizite të konsolidojmë miqësinë tradicionale mes dy vendeve, të forcojmë besimin reciprok politik, të ndërtojmë konsensus strategjik, të thellojmë shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, të përdorim pishtarin e historisë për të ndriçuar rrugën përpara, për të krijuar një të ardhme më të mirë për marrëdhëniet kino-franceze, duke kontribuuar për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e botë.