Xi i bën thirrje Chongqing-ut të shkruajë kapitullin e vet në modernizimin kinez
2024-04-24 21:07:09

Presidenti kinez Xi Jinping i bëri thirrje qytetit Chongqing të Kinës Jugperëndimore të thellojë më tej reformën dhe hapjen e gjithanshme dhe të shkruajë kapitullin e vet në përparimin e modernizimit kinez.

Foto:Xinhua

Xi Jinping në inspektim, Chongqing, 22-24 prill 2024(Foto:Xinhua)

Xi i bëri komentet gjatë turneut të tij të inspektimit në këtë qytet të Kinës Jugperëndimore.

Chongqing-u duhet të përpiqet të nxisë zhvillimin me cilësi të lartë dhe të kthehet në një levë strategjike kryesore për zhvillimin e rajoneve perëndimore të Kinës në epokën e re dhe në një qendër të gjithanshme për hapjen e pjesës të brendshme të Kinës, tha Xi.

Foto:Xinhua

Xi Jinping në inspektim, Chongqing, 22-24 prill 2024(Foto:Xinhua)

Gjatë inspektimit në Parkun e Nyjës Logjistike Ndërkombëtare, Xi e quajti sektorin logjistik si arteriet dhe venat e ekonomisë reale. Ai theksoi se ndërtimi i Korridorit të Ri Tregtar Ndërkombëtar Tokë-Det do të ndihmojë në nxitjen e hapjes së nivelit të lartë të rajoneve perëndimore e të brendshme të Kinës.

Xi vizitoi gjithashtu një stacion kontejnerësh në Chongqing, ku theksoi rëndësinë e logjistikës për nxitjen e zhvillimit të rajoneve perëndimore.

Foto:VCG

Xi Jinping në inspektim, Chongqing, 22-24 prill 2024(Foto:Xinhua)

Pas dëgjimit të një raporti mbi ndërtimin e qarkut ekonomik Chengdu-Chongqing, Xi i kërkoi Chongqing-ut të përqendrohet në risitë shkencore e teknologjike dhe të nxisë me forcë zhvillimin me cilësi të lartë të sektorit të prodhimit.(Artan)