Ndreu: Lezha destinacion real, 300 apartamente u blenë nga të huajt
2024-04-24 15:58:32

Lezha destinacion turistik (Foto ATSH)

Lezha destinacion turistik (Foto ATSH)

Në 1 vit e gjysmë vetëm në Lezhë janë shitur 300 apartamente tek shtetas të huajt, duke e kthyer Lezhën në një destinacion të kërkuar, shkruan ATSH. Lajmin e bëri të ditur kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili u shpreh se “300 apartamentet e shitura e kanë bërë Lezhën një destinacion real tashmë për të huajt”.

E shtrirë në të dy anët e lumit Drin, e rrethuar nga lagunat Kune e Vain, si dhe nga plazhi i bukur i Shëngjinit, Lezha ofron bukuri natyrore të larmishme dhe mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit jo vetëm brenda territorit të saj, por edhe në një distancë të afërt. Zona etnografike e Zadrimës, e cila shtrihet në pjesën veriore të Lezhës, është një pasuri e cila së fundmi po kthehet në atraksion të agroturizmit.(Fatosi)