Panairi i Teknologjisë në Hanover, Veliaj: Presim që 5-7 mijë vendet e reja të punës të lidhen me kompanitë gjermane (上网)
2024-04-24 16:57:49

rion Veliaj në Panairin e Teknologjisë në Hanover (Foto ATSH)

rion Veliaj në Panairin e Teknologjisë në Hanover (Foto ATSH)

Zona e Lirë Ekonomike në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e kompanive të huaja në Panarin e Teknologjisë, që po zhvillohet në Hanovër të Gjermanisë.

Kryetari Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë vizitës së instalacionit prezantues të Bashkisë së Tiranës në këtë panair, tha se kompanitë gjermane do të njihen me hapësirat që ofron shteti shqiptar, si për taksat ashtu edhe për lehtësirat e të bërit biznes.

Sipas tij “Ka një interes të jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike, për të cilën Tirana ka licencën dhe ka filluar punën".

Veliaj u shpreh se pritet të hapen 5-7 mijë vende të reja pune, që do të jenë të lidhura me Gjermaninë dhe pagat e mirëpaguara të kompanive gjermane. (Fatosi)