Kina: Kundërshton me vendosmëri akuzat e pabaza të SHBA-së
2024-04-23 19:31:07

Foto nga MPJ

Në përgjigje të vërejtjeve të Sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken që kritikonte marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare Kinë-Rusi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin reagoi  në konferencë të rregullt shtypi të mërkurën, duke theksuar se ShBA-ja publikoi një projekt-ligj ndihme për Ukrainën, njëkohësisht bëri akuza të pabaza kundër shkëmbimeve normale ekonomike dhe tregtare midis Kinës dhe Rusisë. Kjo qasje është jashtëzakonisht hipokrite dhe e papërgjegjshme. Kina e kundërshton me vendosmëri këtë, u shpreh ai.

Ka raporte që Sekretari amerikan i Shtetit Blinken do t'ia bëjë të qartë pales kineze gjatë vizitës së tij në Kinë se ShBA-ja dhe aleatët e saj janë gjithnjë e më shumë të pakënaqur me ofrimin e vazhdueshëm të teknologjive dhe produkteve kryesore si çipat dhe motorët e raketave lundruese nga Kina për Rusinë, për të mbështetur rindërtimin industrial të Rusisë. Ka njoftime se ShBA-ja po shqyrton të ndërmarrë sanksione ndaj institucioneve financiare kineze dhe subjekteve të tjera.

Lidhur me  këto, Wang Wenbin theksoi: "Për çështjen e Ukrainës, Kina ka mbajtur gjithmonë një qëndrim objektiv dhe të drejtë, ka promovuar në mënyrë aktive bisedimet e paqes dhe ka promovuar zgjidhjen politike. Kina ka kontrolluar gjithmonë eksportin e produkteve me përdorim të dyfishtë, në përputhje me ligjet dhe rregulloret. Duhet theksuar se e drejta e Kinës për të kryer shkëmbime normale ekonomike dhe tregtare me vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Rusinë, mbi bazën e barazisë dhe përfitimit reciprok, nuk duhet të ndërhyhet ose të minohet, dhe të drejtat dhe interesat legjitime të Kinës nuk duhet të cenohen.

Wang Wenbin tha se Kina këshillon ShBA se nxitja e konfliktit ose hedhja baltë ndaj dikujt nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur çështjen e Ukrainës. Zgjidhja e vetme e saktë është të merren parasysh shqetësimet e sigurisë të të gjitha palëve dhe të krijohet një kornizë e ekuilibruar, efektive dhe e qëndrueshme evropiane e sigurisë, përmes dialogut dhe negociatave.(Çang Çuo)