Kina rikthen 6.7 milion hektarë tokë në përpjekje për rehabilitimin ekologjik
2024-04-23 20:00:20

Foto nga VCG

Kina ka restauruar rreth 6.7 milionë hektarë tokë, në përpjekje masive të rehabilitimit ekologjik, të quajtur Iniciativa Shan-Shui. Shifra u publikua nga Ministria e Burimeve Natyrore në një veprimtari me rastin e  Ditës së Tokës, të mbajtur të hënën në qytetin Linyi, në provincën Shandong të Kinës lindore.

Iniciativa Shan-Shui, që do të thotë "iniciativa e maleve dhe lumenjve" në kinezisht, është përpjekja ambicioze e vendit që synon të rehabilitojë 10 milionë hektarë hapësira natyrore, duke përfshirë malet, pyjet, kullotat dhe rrugët ujore deri në vitin 2030. (Çang Çuo)