Kulla Veneciane në Durrës, qendër fantastike informacioni për qytetin antik
2024-04-23 15:42:04

foto nga

foto nga observerkult

Kulla Veneciane në Durrës, e ndërtuar gjatë shekullit XV, pas restaurimit është shndërruar përmes teknologjisë, në një qendër fantastike informacioni për qytetin antik, shkruan ATSH. Pas dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2019, ky monument i mrekullueshëm i trashëgimisë kulturore shqiptare, iu nënshtrua restaurimit me mbështetjen e Projektit EU4Culture financuar nga BE.

Punimet restauruese, përfshinë pajisje multimediale me një buxhet prej 700,000 € dhe rreth 300,000 euro shtesë u investuan për zhvillimin e përmbajtjes multimediale. Kjo qendër u ofron vizitorëve mundësinë për të eksploruar ngjarje dhe vende historike përmes mjeteve të ndryshme digjitale dhe multimediale, si kufjet VR, periskopët digjitalë, projeksionet multimediale në kupolë dhe aktivitete të tjera që kombinojnë argëtimin me një vështrim më të thellë të historisë së lashtë të qytetit.(Fatosi)