Xi theksoi formimin e mëtejshëm të një modeli të ri të zhvillimit në pjesën perëndimore të Kinës
2024-04-23 20:27:26

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Xi Jinping, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, njëherësh president i vendit dhe Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, drejtoi të mërkurën në Chongqing një simpozium mbi promovimin e zhvillimit të pjesës perëndimore të Kinës në epokën e re, ku mbajti një fjalim të rëndësishëm. Ai theksoi se pjesa perëndimore luan një rol të rëndësishëm në reformën, zhvillimin dhe stabilitetin e vendit. Është e nevojshme të zbatohen në mënyrë konsistente politikat dhe masat e Komitetit Qendror të Partisë për të nxitur zhvillimin e pjesës perëndimore, për të formuar më tej një model të ri mbrojtjeje dhe hapje në shkallë të gjerë dhe zhvillim me cilësi të lartë, për të përmirësuar gjendjen e përgjithshme, për të rritur aftësinë e zhvillimit të vazhdueshëm, dhe të përpiqemi të shkruajmë një kapitull të ri për zhvillimin e pjesës perëndimore në ndërtimin e modernizimit të stilit kinez.

Të pranishëm në simpozium ishin Li Qiang, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, njëherësh kryeministër; Cai Qi, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe Drejtor i Zyrës së Përgjithshme të Komitetit Qendror të PKK; Ding Xuexiang, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK dhe Zv/Kryeministër. (Çang Çuo)