Investimi i Kinës për ruajtjen e ujit u rrit në tremujorin e parë
2024-04-23 16:44:29

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Investimi i Kinës në objektet e ruajtjes së ujit u rrit 4.4 për qind nga viti në vit në 193.3 miliardë juanë (rreth 27.2 miliardë dollarë amerikanë) në tremujorin e parë të këtij viti, treguan të hënën të dhënat zyrtare, njofton Xinhua. Shifra ishte më e lartë se rekordet e mëparshme të periudhës, tha zëvendësministri i Burimeve Ujore Chen Min në një konferencë për shtyp. Kina filloi 9,683 projekte të reja për ruajtjen e ujit në tremujorin e parë, 33.8 për qind më shumë nga viti në vit, tha Chen.

Në tremujorin e parë, projektet e ruajtjes së ujit krijuan rreth 730,000 vende pune në mbarë vendin, me një rritje prej 3.8 për qind nga viti në vit, sipas ministrisë. (Fatosi)