Mjegulla e dendur “pushton” Rinasin, krijon probleme me uljen e avionëve në aeroport
2024-04-23 11:35:06

Aeroporti i Rinasit (Foto Reporter.al)

Mëngjesin e së hënës zona përreth Rinasit është “pushtuar” nga mjegulla e dendur, e cila ka krijuar vështirësi jo vetëm në qarkullimin e automjeteve, por edhe avionëve në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza", shkruan panorama.al. Dendësia e mjegullës ishte mjaftë e madhe dhe shikueshmëria tepër e ulët. Autoritetet u kanë bërë thirrje për kujdes të gjithë udhëtarëve që udhëtojnë për në Rinas.(Fatosi)