Policia kineze lufton kundër falsifikimit të kartave bankare
2024-04-23 11:44:30

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Policia kineze asgjësoi  gati 5,000 raste që përfshinin falsifikim të kartave bankare, vjedhje të të dhënave të tyre, mashtrime me karta, transaksione të paligjshme dhe shkelje të tjera të lidhura me kartat vitin e kaluar, në mesin e një goditjeje mbarëkombëtare ndaj krimeve të lidhura me kartat bankare, shkruan Xinhua.

Shuma totale e parave të përfshira në këto raste tejkaloi 10 miliardë juanë (1.41 miliardë dollarë amerikanë), zbuloi të hënën Ministria e Sigurisë Publike, e cila  publikoi detaje për disa raste të mëdha të fundit.

Në një rast, policia në rrethin Chaoyang të Pekinit hetoi tre raste të vjedhjes së kartave të kreditit në prill 2023, duke zbuluar gjithsej mbi 35 raste mashtrimi, duke përdorur metoda të ngjashme.

Ata arrestuan bandat e përfshira në tërheqjen e paligjshme të parave, mashtrimet "phishing", si dhe ato që siguronin telefona dhe pajisje pikash shitjeje të përdorura në krime. Mbi 460 raste u zbuluan në total. (Fatosi)