Sunak: Fluturimet për të kthyer emigrantët në Ruandë fillojnë brenda 10 -12 javësh
2024-04-23 20:19:53

Foto nga VCG

Kryeministri britanik Rishi Sunak u zotua të hënën se do të nisë kthimin e azilkërkuesve në Ruandë brenda 10 deri në 12 javësh. Ai i tha Dhomës së Lordëve, dhoma e sipërme e parlamentit, se do të zbatojë legjislacionin e ri pavarësisht kundërshtimeve.