Kryeministri Rama do të nisë një tur takimesh me diasporën shqiptare nëpër botë
2024-04-23 15:13:07

Kryeministri Edi Rama (Foto Panorama.al)

Kreu i qeverisë, Edi Rama do të nisë një tur takimesh me diasporën shqiptare nëpër botë, ku do të ketë diskutime me qytetarët, njofton panorama.al Takimin e parë kryeministri Rama do ta nisë në 12 maj me Athinën.

Aktualisht në Athinë, në takime me përfaqësues të strukturave të Partisë Socialsite atje ndodhet Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS. Sipas Klosit, nisja e turit të takimeve të kryeministrit Rama  në diasporë synon të thellojë lidhjet që vendi unë ka me shqiptarët kudo në botë.(Fatosi)