Shefi i OKB bën thirrje për 'UN 2.0' për të adresuar sfidat moderne
2024-04-23 17:02:52

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, theksoi të hënën rëndësinë e një OKB-je "të forcuar dhe të modernizuar" për t'i shërbyer dhe ndihmuar botën në mënyrë më efektive. 

Mes krizave të shumta që variojnë nga konfliktet deri tek klima, varfëria dhe pabarazia, bota i drejtohet OKB "për të ndihmuar në ofrimin e një bote më të mirë, më të sigurt dhe më të gjelbër", tha zyrtari i lartë i OKB.

"Por ne s'mund t'i zgjidhim problemet e shekullit 21 me mjetet e shekullit 20. Ne kemi nevojë për një OKB 2.0." theksoi ai në një mesazh, duke hapur javën e OKB 2.0.

Transformimi në aftësi dhe kulturë, i përmbledhur në vizionin e shefit të OKB për një OKB 2.0, përqendrohet në nxitjen e aftësive më të avancuara në të dhëna, zgjidhje dixhitale, inovacion, largpamësi dhe shkencë të sjelljes - për rezultate më të forta dhe për të ndihmuar vendet për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).