Ministri i Jashtëm: Kina është gjithmonë mbështetësja më e fortë e zhvillimit të Kamboxhias
2024-04-23 15:25:27

foto nga

foto nga MPJ e Kinës

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, tha të hënën se pavarësisht nga ndryshimet në situatën ndërkombëtare, Kina do të jetë gjithmonë miku më i besueshëm dhe mbështetësi më i fortë i Kamboxhias për zhvillimin e saj.

Wang i bëri këto komente gjatë një takimi me kryeministrin kamboxhian Hun Manet në Phnom Penh.

Duke renditur disa nga kornizat dhe projektet e rëndësishme të bashkëpunimit, Wang tha se ato sollën përfitime të prekshme për njerëzit e të dy vendeve.

Nga ana e tij, Hun Manet tha se zhvillimi i Kinës ka sjellë mundësi të rëndësishme për vendet e rajonit dhe Kamboxhia ka përfituar shumë prej tij.

Hun Manet tha se Kamboxhia mbështet me vendosmëri qëndrimin e Kinës për çështjet që kanë të bëjnë me interesat e saj thelbësore, duke përfshirë ato që lidhen me Tajvanin, Hong-Kongun dhe Xinjiang-un, merr pjesë aktivisht në nismën "Një brez, një rrugë" dhe përkrah nismat globale të paraqitura nga Kina për zhvillim, siguri dhe civilizim. (Wang Lei/ Elona)

foto nga MPJ e Kinës