Prokuroria: Trump u përpoq të manipulonte zgjedhjet me pagesat; Avokatët: Padia gjyqësore e pabazë
2024-04-23 17:24:45

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Donald Trump u përpoq të ndikonte në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke ndalur publikimin e historive të dëmshme rreth jetës së tij personale, u tha anëtarëve të jurisë prokurori të hënën, gjatë gjyqit të parë penal ndaj një ish-presidenti amerikan.

“Ky ishte një konspiracion i planifikuar dhe i zgjatur për të influencuar zgjedhjet e vitit 2016, për ta ndihmuar Donald Trump të zgjidhej nëpërmjet pagesave të paligjshme, për të heshtur njerëzit që do të kishin diçka të keqe për të thënë rreth sjelljes së tij”, tha prokurori Matthew Colangelo. “Ishte manipulim zgjedhor, asgjë më shumë”.

Avokati mbrojtës u kundërpërgjigj duke e kritikuar padinë si të pabazë dhe duke sulmuar integritetin e personit dikur të besuar nga zoti Trump, që tashmë shërben si dëshmitari kryesor i akuzës.