Reshjet e dendura në Kinën jugore
2024-04-23 16:39:05

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Sipas Observatorit Kombëtar të vendit, shiu i dendur i vazhdueshëm në Kinën jugore pritet të ulet nga e hëna, njofton Xinhua . Megjithatë, reshjet parashikohet të vazhdojnë gjatë tre ditëve të ardhshme në të gjithë rajonet jugore, me stuhi shiu që godasin pjesë të provincave Guangdong dhe Fujian, tha Qendra Kombëtare Meteorologjike.

Shiu i dendur i vazhdueshëm ka prekur Kinën jugore që nga 19 prilli, me reshjet që kanë arritur nivele rekord në disa zona. Rajonet e gjera të jugut dhe jugperëndimit të vendit pritet të shohin një rritje prej 50 deri në 80 për qind të reshjeve në fund të prillit krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme.

Për shkak të reshjeve të dendura, nivelet e ujit në 44 lumenj brenda pellgut të lumit Pearl kishin tejkaluar nivelet paralajmëruese që nga 21 prilli. Lumi Pearl është lumi i tretë më i gjatë dhe i dyti më i madhi për sa i përket kapacitetit të rrjedhës vjetore në Kinë. Ai rrjedh nëpër rajone të tilla si Guangxi, Guangdong, Hunan dhe Jiangxi.

Ekspertët meteorologë kanë paralajmëruar publikun për rreziqet e mundshme të përrenjve malorë dhe rrëshqitjeve të dheut për shkak të reshjeve të vazhdueshme.

Kina lëshoi një alarm të verdhë për stuhi shiu të hënën në mëngjes, niveli i tretë më i ashpër në sistemin e paralajmërimit të motit me katër nivele, të koduar me ngjyra të vendit.(Fatosi)