Pekini do të kultivojë 7 lloje të skenarëve të konsumit
2024-04-23 15:51:18

foto nga CFP

foto nga CFP

Qeveria komunale e Pekinit ka nxjerrë një plan veprimi për të promovuar zhvillimin e integruar dhe me cilësi të lartë të konsumit të ndryshëm, me fokus në kultivimin e shtatë llojeve të skenarëve, shkruan Xinhua. Sipas departamentit të tregtisë së Pekinit, përpjekjet do të përqendrohen në eksplorimin e hapësirës së re për konsum urban që përfshin blloqe lagje, zona malore, ujore, ngjarje sportive, shfaqje argëtuese, ekonomi nate dhe shërbime dixhitale.

Në lidhje me blloqet e lagjeve, krijimi i zonave të biznesit të zgjuar, dyqaneve inteligjente dhe qendrave tregtare gjithëpërfshirëse do të inkurajohet në blloqet dhe lagjet e demonstrimit të turizmit, theksohet në planin e veprimit.(Fatosi)