Yunnan, bum turistik në tremujorin e parë
2024-04-23 14:46:34

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Provinca Yunnan e Kinës jugperëndimore priti 300 milionë turistë nga brenda dhe jashtë vendit në tremujorin e parë (TM1) të këtij viti, 5.3 për qind më shumë se një vit më parë, sipas departamentit provincial të kulturës dhe turizmit, njofton Xinhua.

Të ardhurat e provincës nga turizmi arritën në mbi 391.7 miliardë juanë (rreth 55.1 miliardë dollarë amerikanë) në tremujorin e parë, 16.1 përqind më shumë nga viti në vit, tha departamenti. Yunnan krenohet me burime të pasura turistike, duke përfshirë gjashtë vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të tilla si Qyteti i Vjetër i Lijiang dhe tarracat e orizit Hani. Provinca është gjithashtu shtëpia e mbi 20 grupeve etnike, duke e bërë atë një destinacion tërheqës për turistët vendas dhe ndërkombëtarë. (Fatosi)