Xi bën inspektim në Chongqing
2024-04-23 15:02:33

Nga 22 deri më 23 prill, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK Xi Jinping, bëri inspektim në qytetin Chongqing. 

Ai vizitoi me radhë Parkun Ndërkombëtar të Logjistikës, Komunitetin e Fshatit Minzhu të Rrugës Xiejiawan në Jiulongpo dhe Qendrën e Operacionit dhe Qeverisjes Dixhitale, për të mësuar rreth përshpejtimit të ndërtimit të Korridorit të Ri Tokë-Det në pjesën perëndimore të Kinës, zbatimin e rinovimit urban, sigurimin e përmirësimit të jetesës së njerëzve dhe modernizimin e nivelit të qeverisjes urbane etj. (Çang Çuo)