Kinë, tremujori i parë: Rriten investimet për administrimin e ujit
2024-04-22 18:28:44

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Investimet e Kinës në objektet e administrimit të ujit u rritën 4.4 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 193.3 miliardë juanë (rreth 27.2 miliardë dollarë amerikanë), treguan të hënën të dhënat zyrtare.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kjo shifër ishte më e lartë se ato të regjistruara gjatë të njëjtave periudha të mëparshme, tha zëvendësministri i Burimeve Ujore Chen Min në një konferencë shtypi.

Kina filloi 9 683 projekte të reja për administrimin e ujit në tremujorin e parë, 33.8 për qind më shumë se në tre muajt e parë të vjetshëm, bëri të ditur Chen.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në tremujorin e parë, projektet e administrimit të ujit krijuan rreth 730 000 vende pune në mbarë vendin, me një rritje prej 3.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme, sipas ministrisë.