Prodhimi i energjisë në Kinë u rrit me 2.8 për qind në mars
2024-04-22 16:06:54

foto nga CFP

Pajisjet fotovoltaike në çatinë e një godine në qytetin Zhoushan të provincës Zhejiang të Kinës Lindore / foto nga CFP

Prodhimi i energjisë i ndërmarrjeve kryesore të prodhimit të energjisë elektrike në Kinë u rrit me 2.8 për qind nga viti në vit në mars 2024, treguan të dhënat zyrtare, njofton Xinhua. Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (NBS), prodhimi total i energjisë i këtyre firmave arriti në 747.7 miliardë kilovat-orë muajin e kaluar.

Një ndarje e të dhënave zbuloi se prodhimi i energjisë diellore u rrit me 15.8 përqind nga viti në vit, ndërsa ai i energjisë së erës u rrit me 16.8 përqind.

 Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave prodhimi i energjisë termike dhe hidroenergjisë u rrit përkatësisht me 0.5 për qind dhe 3.1 për qind në bazë vjetore.(Fatosi)

Centrali i erës pranë liqenit Sayram në Xinjiang / foto CFP

foto CFP