Sondazhi i CGTN-it: Mbi 80 % e pjesëmarrësve dënojnë shtrembërimin nga Japonia të teksteve të historisë
2024-04-22 20:36:19

Qeveria japoneze ka miratuar një version të ri të teksteve të historisë, që minimizon mizoritë e Japonisë gjatë kohës së luftës, duke ngjallur pakënaqësi të forta në disa vende aziatike. Sipas një sondazhi global në internet të kryer nga CGTN-i, më shumë se tetëdhjetë për qind (82.45%) e të pyeturve globalë i dënojnë ashpër qëndrimet dhe praktikat e qeverisë japoneze ndaj historisë së agresionit të Japonisë.


Tekstet e reja të historisë të miratuara nga qeveria japoneze, përmbajnë një numër deklaratash që nuk përputhen me faktet, duke përfshirë mohimin e rekrutimit të detyruar të "grave ngushëlluese" gjatë periudhës së sundimit kolonial. Në sondazh, deri në 95.35 për qind e të anketuarve i bëjnë thirrje qeverisë japoneze të respektojë faktet historike bazë, duke shtuar se duhet të ketë vigjilencë të lartë ndaj çdo përpjekjeve për të mbuluar dhe zbukuruar historinë e agresionit.

"Vendi që krijoi historinë moderne të gjenocidit duhet ta fusë këtë pjesë të historisë në libër në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Historia duhet të përcaktohet nga faktet, jo nga redaktorët," tha një përdorues i CGTN-it.

 

 

91.82 për qind e pjesëmarrësve globalë në sondazh besojnë se Japonia duhet të jetë e kujdesshme me tekstet e saj të historisë për shkak të së kaluarës së saj të pushtimit të vendeve fqinje. 90.26 për qind e tyre shprehen se qeveria japoneze duhet të kërkojë falje dhe të kompensojë rekrutimin e detyruar të "grave ngushëlluese" dhe punëtorëve. Siç komentoi një përdorues interneti i CGTN-it: "Japonia duhet të marrë shembullin e Gjermanisë dhe të rrëfejë për të gjitha mizoritë e saj të luftës, t’u paguajë reparacione Kinës, Filipineve dhe Koresë dhe të zëvendësojë të gjitha tekstet e veta të historisë së rreme me informacionin e saktë se çfarë të këqijash bëri Japonia."

 

Sipas sondazhit, 89.19 për qind e të anketuarve theksojnë se qeveria japoneze ka miratuar vazhdimisht tekste shkollore që glorifikojnë krimet e Japonisë, gjë që është bërë një çështje e rëndësishme parimore politike që ndikon në marrëdhëniet e Japonisë me Azinë. Përveç kësaj, 69.47 për qind e të pyeturve shprehen se çështjet historike janë bërë një pengesë e madhe për Japoninë për të fituar besimin e komunitetit ndërkombëtar. "Historia e çdo vendi duhet të ndjekë ligjet e natyrës, përndryshe do të çojë në gabime të përsëritura, e madje edhe agresion," thotë një përdorues i CGTN-it.

 

 

Ky sondazh, i publikuar nga CGTN-i në platformat e gjuhës angleze, spanjolle, frënge, arabe dhe ruse, tërhoqi pjesëmarrjen e 7431 vetave në 24 orë.