Kinë: Porti i Erenhotit ka trajtuar 1000 trena mallrash Kinë-Evropë këtë vit
2024-04-22 18:30:07

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Treni i 1000-të i mallrave Kinë-Evropë kaloi të dielën përmes portit kufitar të Erenhotit në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore.

"Dikur duheshin të paktën shtatë ose tetë orë për të kaluar nëpër procedurat për trenat e mallrave që vinin. Pas vënies në përdorim të sistemit digjital të portit, zhdoganimi është shkurtuar në rreth dy orë," tha Wang Hongwen, zyrtar në këtë port.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përqindja e mallrave me vlerë të lartë të shtuar dhe të teknologjisë së lartë, si automobilat, kompjuterat e robotët, është rritur në më shumë se 40 për qind.

Nga fillimi i këtij viti, eksporti i automjeteve vendase ka arritur në 12 për qind të vëllimit të përgjithshëm të mallrave të eksportit, duke shënuar rekord për C njëjtën periudhë, treguan shifrat të portit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Porti i Erenhotit është një port i rëndësishëm tokësor për eksportin e mallrave kineze në Mongoli, Rusi dhe Evropë. Që nga fillimi i këtij viti, gjithsej 1 001 trena mallrash Kinë-Evropë kanë kaluar përmes portit hekurudhor të Erenhotit, duke transportuar 113 000 kontejnerë standardë me ngarkesë, përkatësisht 7.8 për qind dhe 9.2 për qind më shumë, duke arritur nivele rekord për sa i përket së njëjtës periudhë.