MPJ-ja kineze: Nuk e kuptojmë për çfarë po shqetësohen Filipinet?
2024-04-22 20:45:39

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Zëdhënësi i MPJ-së kineze Wang Wenbin u shpreh në një konferencë shtypi në Pekin që Kina dhe Filipinet kanë pasur konsensus mbi gjendjen e gumës Renaijiao. Ky është fakt i pamohueshëm si gjatë administratës e kaluar filipinase, ashtu edhe në administratën e tanishme.

 

Të shtunën, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Filipineve deklaroi që qeveria e tanishme filipinase nuk është në dijeni për marrëveshje ose sekrete mes Filipineve dhe Kinës. Nëse administrata e kaluar filipinase ka arritur ndonjë marrëveshje të tillë, ajo do të jetë anuluar.

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

 

Lidhur me këtë, Wang Wenbin vuri në dukje që mendimet unanime dypalëshe mund të vërtetohen nga njoftimet e mediave filipinase, deklarimet e ish-zyrtarëve filipinas dhe procesi i trajtimit prej të dy palëve i këtij problemi.

 

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

“Nuk e kuptojmë për çfarë po shqetësohen Filipinet dhe çfarë po fshehin ato? Zbatimi i konsensusit dypalësh mund të ruajë në mënyrë efektive qëndrueshmërinë në gumën Renaijiao dhe kjo përputhet me interesat e të dy palëve. Shkelja e premtimeve dhe provokimet e herëpashershme do të shtojnë tensionet dhe do të dëmtojnë vetë Filipinet. Shpresojmë që Filipinet ta shikojnë në mënyrë të drejtë gjendjen aktuale dhe të marrë vendime të arsyeshme,” tha zëdhënësi i diplomacisë kineze. (Jiang Lei)