Shitjet e automjeteve komerciale në Kinë u rritën me 10.1 për qind në tremujorin e parë
2024-04-22 15:19:43

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Shitjet e automjeteve komerciale në Kinë u rritën 10.1 për qind nga viti në vit në tremujorin e parë (TM1) të 2024, treguan të dhënat e industrisë, njofton Xinhua. Sipas Shoqatës Kineze të Prodhuesve të Automobilave një total prej 1.03 milion automjete komerciale u shitën gjatë kësaj periudhe, duke përfshirë 919,000 kamionë. Shitjet e kamionëve dhe autobusëve u rritën përkatësisht me 9.7 për qind dhe 13.6 për qind në bazë të një viti në vit.

Eksportet e automjeteve komerciale të Kinës u rritën 27.5 për qind nga viti në vit në të njëjtën periudhë për të arritur në 214,000 njësi, zbuluan të dhënat.