Ministri i Jashtëm: Kina e gatshme të zhvillojë bashkëpunimin e gjithanshëm me Kamboxhian
2024-04-22 15:08:24

foto nga CFP

foto nga CFP

Kina është e gatshme të thellojë bashkëpunimin gjithëpërfshirës me Kamboxhian, të punojë së bashku për të nxitur një zhvillim më të madh në ndërtimin e bashkësisë me fatet e përbashkëta Kinë-Kamboxhia, tha të dielën Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.

Wang, i tha këto gjatë bisedimeve me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kamboxhias, Sok Çenda Sophia, në Pnom Penh, kryeqytetin e Kamboxhias.

foto nga CFP

Wang tha se Kina është e gatshme të punojë me Kamboxhian për të thelluar besimin e ndërsjellë strategjik, për të forcuar unitetin dhe bashkëpunimin, për të konsoliduar themelet e përfitimit të ndërsjellë dhe për të nxitur zhvillim më të madh në ndërtimin e bashkësisë me fatet e përbashkëta Kinë-Kamboxhia.

Kina është e gatshme të punojë me Kamboxhian për të rritur bashkërendimin strategjik dhe për të nxitur në mënyrë gjithëpërfshirëse bashkëpunimin në gjashtë fushat kryesore të politikës, kapaciteteve prodhuese, bujqësisë, energjisë, sigurisë dhe shkëmbimeve të njerëzve, tha Wang.

foto nga CFP

Sok Çenda Sophea tha se Kamboxhia ndjek me vendosmëri politikën e "një Kine" dhe është e përkushtuar për përparimin e bashkëpunimit miqësor me Kinën.

Kamboxhia pret më shumë projekte bashkëpunimi me Kinën dhe mirëpret më shumë kompani kineze për të investuar në vendin e Azisë Juglindore, tha ai. (Wang Lei/ Elona)