Kina e Australia diskutojnë zbatimin e MTL-së
2024-04-22 20:40:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zyrtarë të lartë kinezë dhe australianë të tregtisë kanë rënë në një mendje të shfrytëzojnë më tej potencialin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë (MTL) Kinë-Australi dhe të promovojnë një bashkëpunim më të thellë e më solid ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve.

Sipas ambasadës kineze në Australi të hënën, në mbledhjen e dytë të Komitetit të Përbashkët të MTL-së Kinë-Australi, të mbajtur në Kanberrë të martën e kaluar, të dyja palët i vlerësuan lart rezultatet e arritura që nga zbatimi i marrëveshjes dhe konfirmuan plotësisht rolin e rëndësishëm të luajtur nga MTL-ja në promovimin e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare dypalëshe.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në takim u shqyrtua zbatimi i MTL-së që nga hyrja në fuqi e saj në fushën e mallrave, shërbimeve, investimeve, financave, lëvizjes së njerëzve dhe masave sanitare e fitosanitare, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mbledhja e Komitetit të Përbashkët të MTL-së Kinë-Australi u bashkëkryesua nga zëvendësministri kinez i Tregtisë Li Fei dhe zëvendëssekretari i Departamentit australian të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë George Mina.