⁠⁠⁠⁠⁠⁠⁠Kina gati për nisjen e misionit të anijes kozmike "Shenzhou 18"
2024-04-22 15:09:37

Anija hapësinore e Kinës, Shenzhou-18 me ekuipazh, është gati për t'u ngritur në ditët në vijim, pasi Qendra e Nisjes Satelitore Jiuquan kreu të dielën një provë të plotë të sistemit.

Misioni Shenzhou-18 do të jetë misioni i 13-të i drejtuar nga Kina, dhe fluturimi i 18-të i përgjithshëm i programit Shenzhou. Pritet të dërgojë tre taikonautë, ose astronautë kinezë, në Stacionin Hapësinor të Kinës për një qëndrim gjashtë mujor, siç është standardi me misionet Shenzhou.

Taikonautët Shenzhou-18 simuluan të gjithë procesin e misionit. Pasi hynë në kapsulën e rihyrjes së anijes, ata filluan një inspektim dhe test të përbashkët të personelit, anijes kozmike, raketave dhe sistemeve tokësore.

Ata përfunduan të gjitha operacionet kyçe në fazat e pritjes dhe nisjes, gjatë ngritjes së simuluar të raketës. 

Kjo provë verifikoi më tej besueshmërinë dhe sigurinë e secilit sistem.

Qendra e Astronautëve të Kinës thotë se taikonautët Shenzhou-18 janë të gjithë në gjendje të mirë. Një inxhinier konfirmoi se të gjitha sistemet po punojnë normalisht përpara nisjes dhe më pas, qendra do të mbushet me karburant dhe oksidues. (Wang Lei/ Elona)