Firmat me investime të huaja në Kinë u rritën me 20.7 për qind në tremujorin e parë
2024-04-21 15:56:59

foto: VCG

foto: VCG

Numri i firmave të sapokrijuara me investime të huaja në Kinë arriti në 12.000 në tremujorin e parë të vitit, 20.7 për qind më shumë në baza vjetore, njoftoi Ministria e Tregtisë, citon “Xinhua”.

Për sa i përket strukturës së investimeve të huaja direkte, sektori i prodhimit të teknologjisë së lartë të vendit tërhoqi 12.5 për qind të fluksit hyrës në tremujorin e parë, me 2.2 pikë përqindje në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Investimet e huaja direkte në sektorët e shërbimeve, që janë të lidhura ngushtë me jetën e njerëzve, gjithashtu panë rritje të shpejtë, deklaroi Guo Tingting, zëvendësministër i Tregtisë.

Sipas tij, në tremujorin e parë, investimet e huaja direkte aktuale në Kinë qëndruan në 301.67 miliardë juanë (rreth 42.46 miliardë dollarë amerikanë), e cila po ashtu tregon një nivel të lartë.