Investimet direkte jofinanciare të Kinës u rritën me 12.5 për qind në tremujorin e parë
2024-04-21 16:04:34

foto: VCG

foto: VCG

Investimet direkte jofinanciare të Kinës (ODI) arritën në 242.92 miliardë juanë (rreth 34.2 miliardë dollarë amerikanë) në tremujorin e parë të këtij viti, 12.5 për qind më shumë në baza vjetore, treguan të dhënat zyrtare nga Ministria e Tregtisë, raporton “Xinhua”.

Sipas të dhënave, investimi tek anëtarët e Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe Bashkimit Evropian pati një rritje të shpejtë, duke u rritur përkatësisht me 36.7 për qind dhe 34.5 për qind nga e njëjta periudhë e një viti më parë.

Investimet e jashtme jofinanciare në vendet pjesëmarrëse të “Një brez, një rrugë” arritën në 54.32 miliardë juanë, me një rritje vjetore prej 12 për qind dhe duke zënë 22.4 për qind të totalit të ODI-ve në periudhën janar-mars.

Në tre muajt e parë, ODI-ja në shërbimet e biznesit u rrit me 45.5 për qind në baza vjetore, ndërsa në përpunim pati një rritje prej 36.4 për qind, sipas të dhënave.

Qarkullimi i projekteve të kontraktuara jashtë shtetit u rrit me 6.1 për qind në baza vjetore në 230.13 miliardë juanë.