Panairi i Kantonit pati rritje të numrit të blerësve nga jashtë shtetit
2024-04-21 17:16:46

foto: VCG

foto: VCG

Edicioni i 135-të i Panairit të Importit dhe Eksportit të Kinës, i njohur gjithashtu si Panairi i Kantonit, pati rritje të blerësve nga jashtë shtetit në krahasim me edicionin e mëparshëm, shkruan “Xinhua”.

Deri të enjten, numri i blerësve nga jashtë shtetit që morën pjesë në ngjarje arriti në rreth 120.000, një rritje prej 22.7 për qind nga panairi i vitit të kaluar, tha në një konferencë shtypi zëvendësministri i Tregtisë, Guo Tingting.

foto: VCG

Versioni “online” i Panairit të Kantonit vazhdoi të funksionojë edhe këtë vit. Sipas Guo, deri të enjten, në panairin online morën pjesë rreth 294.000 blerës nga jashtë shtetit nga 229 vende dhe rajone.

Gjatë panairit u shfaqën produkte inovative nga një sërë kompanish të teknologjisë së lartë. Më shumë se 90.000 produkte inteligjente u ekspozuan gjatë fazës së parë të panairit, ku transaksionet e pajisjeve të automatizimit industrial dhe automjeteve me energji të re u rritën ndjeshëm krahasuar me edicionin e mëparshëm.

foto: VCG

foto: VCG

Faza e parë e Panairit të 135-të të Kantonit filloi të hënën dhe përfundoi në Guangzhou të premten. Faza e dytë dhe e tretë e panairit do të mbahet në qytet përkatësisht nga data 23-27 prill dhe nga data 1-5 maj, me fokus ekspozimin e produkteve si mallrat e konsumit të përditshëm, dhuratat dhe tekstilet shtëpiake. I nisur në vitin 1957 dhe i mbajtur dy herë në vit, panairi konsiderohet si një matës kryesor i tregtisë së jashtme të Kinës.