Kina dhe SHBA nisin bisedimet për dërgimin e pandave gjigante në San Francisko
2024-04-21 17:10:57

foto: VCG

foto: VCG

Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë përpjekje të përbashkëta për të dërguar panda gjigante në San Francisko në vitin 2025.

Shoqata e Kinës për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Kopshti Zoologjik i San Franciskos i SHBA-së nënshkruan në Pekin një marrëveshje bashkëpunimi për ruajtjen e pandave gjigante, raporton “China Daily”.

Të dyja palët synojnë të përmirësojnë aftësinë e tyre për të mbrojtur speciet shumë të rrezikuara, diversitetin biologjik përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive, si dhe të rrisin miqësinë mes njerëzve përmes këtyre lëvizjeve.

Sipas marrëveshjes, palët do të përfshihen aktivisht në punën përgatitore në përputhje me rregulloret dhe standardet teknike për t'u siguruar që pandat gjigante do të transferohen në mënyrë të sigurt në San Francisko në vitin 2025.

Kina dhe SHBA-ja kanë filluar kërkime bashkëpunuese për ruajtjen, mbarështimin, kontrollin dhe trajtimin e sëmundjeve të pandave gjigante që nga vitet 1990 dhe kanë rritur me sukses 17 këlyshë gjatë kësaj periudhe.